Cfarë ndodhi mes tyree? Selin Bollati habit fansat, flet per FUNDIN E LIDHJES me Gimbon?

Te Fundit

Fituesja e BBV-së thyen heshtjen mes aludimeve për krizë në çift. Një fjali e saj ndez dyshimet, por përgjigjja për unazën sjell edhe një surprizë!

Selin Bollati ka reaguar për herë të parë ndaj zërave që pretendojnë se marrëdhënia e saj me DJ Gimbon po kalon një periudhë të vështirë. Pas ditësh aludimesh në rrjetet sociale, fituesja e “Big Brother VIP Albania 5” ka zgjedhur Instagramin për të dhënë një përgjigje që ka tërhequr menjëherë vëmendjen.

Shkëndija që ndezi dyshimet? Disa fotografi ku ndjekësit vunë re mungesën e unazave. Për shumë prej tyre, ky detaj u kthye në një sinjal të mundshëm se diçka nuk po shkonte në çift. Por Selin duket se ka një përgjigje të prerë për gjithë këtë histori.

“Një gjë është e sigurt, që marrëdhënien time dhe të partnerit tim nuk e mban unaza!!”, shkroi ajo, duke kundërshtuar idenë se një simbol mund të përcaktojë fatin e një lidhjeje.

Por surpriza më e madhe erdhi në fjalinë që pasoi. Selin foli hapur edhe për mundësinë e një ndarjeje, duke deklaruar se një vendim i tillë nuk do të ishte fundi i botës. Madje, ajo la të kuptohet se, nëse një ditë do të ndodhte, lajmin do ta bënin publik vetë ajo dhe Gimbo.

“Të ndahesh nuk është fundi i botës. Sot jetojmë në demokraci dhe njerëzit janë të lirë të marrin vendime të ndryshme për jetën e tyre. Ndaj, nëse jeta do të më përballë me një sfidë të tillë (që uroj të mos ndodhë kurrë), unë dhe partneri im kemi pjekuri mjaftueshëm, edhe atë emocionale, për të reaguar publikisht VETË NE për vendimmarrjet tona”, u shpreh ajo.

Deklarata nuk është një konfirmim ndarjeje, por përmendja kaq e drejtpërdrejtë e këtij skenari ka mjaftuar për të ndezur diskutimet. Selin, ndërkohë, sqaroi se nuk kishte ndërmend t’u jepte rëndësi profileve false apo komenteve dashakeqëse. Reagimin e bëri, sipas saj, për të qetësuar ndjekësit që shqetësohen për jetën e saj private.

Në fund, ajo përcolli edhe një mesazh që duket se shkon përtej historisë së saj personale: dashuritë, ndarjet, ribashkimet dhe fillimet e reja janë pjesë e zgjedhjeve të secilit.

Kështu, mes dyshimeve për krizë dhe një përgjigjeje që lë vend për interpretime, Selin nuk konfirmoi as ndarje dhe as probleme në marrëdhënien me Gimbon. Një gjë, megjithatë, e bëri të qartë: nëse do të ketë ndonjë ndryshim në statusin e tyre, publiku do ta dëgjojë drejtpërdrejt prej tyre.

Lajmet e fundit