Sërish aksident i rëndë në vend! H*mb jetën një person, ja cfarë raportohet
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të shtunë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë,
pranë fshatit Luz, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Sipas informacioneve të para, nga kjo ngjarje e rëndë ka mbetur viktimë këmbësori,
ndërsa ende nuk bëhen me dije rrethanat e plota të aksidentit apo identiteti i tij.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe pritet të japin detaje të tjera në vijim.
